Roli i saj si Mia Grey ishte mjaft i vogël, po Rita ka bërë që ajo të përmendet dhe të dihet që ka marrë pjesë në një nga filmat më të përfolur të vitit.
Ky ishte roli i parë i madh për këngëtaren dhe ajo sigurisht na ka bërë krenarë me sharmin e saj, edhe pse për vetëm 90 sekonda.
Në videon e prapaskenave të xhirimeve të filmit postuar nga revista Marie Claire, regjisorja Sam Taylor-Johnson tregon si ka ardhur Rita deri tek roli i motrës së Christian Grey dhe se ajo ishte vajza më se e përkryer për këtë rol, transmeton Koha.net.
Edhe Rita tregon se ka shkuar në audicione pa asnjë shpresë të vetme se do të pranohet, me flokë të bardhë dhe buzët e kuqe siç është dukja e saj e përditshme dhe është befasuar mjaft shumë kur ka marrë lajmin.