Me 50 milionë denarë do të mbështetet shtypja dhe shpërndarja e mediave të shtypura. Programi për mbështetje për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypura ishte miratuar në seancën e djeshme qeveritar, ndërsa për të, nesër më hollësisht do të informojë ministri i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski.
Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sot në konferencë për shtyp paralajmëroi se Programi do të publikohet në faqen e internetit të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se programi është përpiluar në koordinim me Asociacionin e Mediave të Shtypura dhe Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë.
“Konsiderojmë se mediat e shtypura janë themeli i profesionit të gazetarisë dhe në një numër të madh të vendeve të Bashkimit Evropian ekziston një lloj mbështetje ndaj mediave të shtypura. Plotësisht ky ishte edhe rekomandimi i Pribes”, tha Boshnjakovski, duke referuar për vendimet e seancës së djeshme qeveritare./Telegrafi/