Site icon Telegrafi

50 këshillat më të mira për një lidhje

Djemtë zakonisht nguten në një lidhje, dhe pastaj papritmas panikojnë “Gjithçka është duke shkuar shumë shpejtë!”. Ti je ajo që duhet t’i mbajë frenat.

Shumë shpesh nëpër revista mund të hasni nëpër copëza këshillash dhe ndihmash që mund t’ju ndihmojnë në lidhjet e tuaja dashurore.

Më poshtë janë të mbledhura mendime, studime e përvoja në formë të 50 udhëzimeve të cilat janë të ndara në pesë faza kryesore që njerëzit i përjetojnë gjatë lidhjeve të tyre, transmeton Telegrafi.

Faza e parë

Duke u përvëluar nga dashuria

1. Mos flini me të në takimin e parë nëse nuk doni t’i humbni shanset për një të ardhme me të. Po, është e vërtetë që ka lidhje që fillojnë në atë mënyrë, por rrezikoni ta vendosni veten në kategorinë e vajzave vetëm për një natë.

2. Kurrë mos u bëni kinse ju interesojnë hobit e ndonjë djaloshi. Fytyra jote e vërtetë eventualisht do të dalë në pah.

3. Kur një djalosh ju thotë që nuk është për lidhje serioze, përsëritjani këtë ndonjë mikut tuaj, apo shkruajeni diku. Këto veprime do të ju bëjnë të pranoni faktin qe ai me të vërtetë e mendon këtë… sepse ai me të vërtetë e mendon këtë.

4. Kënaquni me momentet kur jeni në takim. Kjo do të thotë që t’i shmangeni bisedave rreth të ardhmes apo brengosjeve të tipit “A është ai i vërteti?” që në takimin e dytë. Në muajin e parë e vetmja gjë që duhet ta bëni është të kënaqeni.

5. Në shtrat, fokusohuni në kënaqësinë tuaj. Nëse në vend se ta bëni këtë, ju mundoheni t’i demonstroni aftësitë tuaja, ju do të harroni të kënaqeni për vete (dhe do t’ia humbni partnerit shansin për t’ju kënaqur juve).

6. Vërjani veshin fjalëve të shokëve dhe familjes së tij. Kunjat si “Para se të takojë ty ai kurrë nuk ka kaluar vetëm me një femër!” janë një ndër informatat më të mira për personalitetin e vërtetë të partnerit tuaj.

7. Uluni apo qëndroni krahas partnerit tuaj kur jeni duke bërë gjëra së bashku, sa herë të keni mundësi. Meshkujt zakonisht ndihen më të relaksuar dhe të lidhur intimisht në këtë pozicion sesa kur janë duke qëndruar përballë.

8. Rrini me shoqërinë tuaj barabartë – në mos më shumë se me partnerin tuaj në muajt e parë të fillimit të lidhjes. Djemtë zakonisht nguten në një lidhje, dhe pastaj papritmas panikojnë “Gjithçka është duke shkuar shumë shpejtë!”. Ti je ajo që duhet t’i mbajë frenat.

9. Mbaji mundësitë tua të hapura në tre muajt e parë para se të vendosni të hyni në lidhje serioze. Të vyejnë të paktën 90 ditë të fillosh ta marrësh vesh se si është një person në të vërtetë.

Faza e dytë

Duke e dërguar lidhjen në nivelin tjetër

10. Pa marrë parasysh çka mendon ti, ai nuk është frajeri yt deri sa ai të vendosë të të quajë femrën e tij publikisht, apo të vendosë të jetë me ty për seriozisht. Pikë.

11. Kur keni problem me stilin e tij të jetesës, diskutoni me të para se të mbushet kupa. Nëse nuk i tregoni me kohë që daljet e tij të shumta në klube ju pengojnë, dikur do të eksplodoni patjetër – që nuk është teknikë fort e mirë e komunikimit.

12. Lëreni atë të parin të ju thotë “Të dua”. Meshkujt zakonisht kanë nevojë për më shumë kohë t’i përpunojnë ndjenjat dhe t’i tregojnë ato me gojë. Nëse ti i thua e para, ka më shumë shanse ta brengosësh sesa të ndreqësh punë.

13. Nëse bash keni nevojë të bisedoni për “ta definojmë lidhjen tonë”, atëherë filloje këtë bisedë gjatë ecjes. Aktivitete si kjo, që kërkojnë aktivitet fizik të vogël i ulin nivelet e hormoneve të stresit, të cilat zakonisht rriten kur ai të jetë i detyruar të flasë mbi ndjenjat e tij.

14. Rrini me çifte të lumtura që ai i njeh dhe i duken kull. Kur ai të shohë lidhjet serioze si kënaqësi, ai do t’i pranojë ato me më lehtësi.

15. Nëse planifikoni të martoheni me të, mos shkoni të jetoni me të deri sa të fejoheni.

16. Përndryshe, të bashkëjetoni me të sa jeni të fejuar është një lëvizje shumë e mençur. Bashkëjetesa sjell sfida të cilat më së miri duhet të zgjidhen para martesës.

17. Mund t’i jepni ultimatum për lidhje serioze (“Ose seriozisht, ose s’ka me mu”) vetëm nëse je e gatshme të ndaheni me të. Jini të palëkundur mbi kërkesat tuaja, dhe jepjani një afat kohor.

18. Nuk mund t’ia këputni partnerit tuaj të tëra lidhjet me të kaluarën e tij. Ajo çka mund të bëni është të kërkoni shpjegim se pse ai duhet të shoqërohet me ish të dashurën apo me shoqëri të keqe. Nëse ai me të vërtetë të do, ai do t’i respektojë dëshirat tua ose do të të shpjegojë arsyet se pse është e nevojshme që ai të rrijë me ta.

19. Mos e bezdisni më partnerin për fejesë nëse ai të ka premtuar që do të fejoheni atëherë kur ai ta arrijë një qëllim të caktuar më parë, si p.sh. të kryejë fakultetin. Por, jepjani vetëm 9 muaj pas diplomimit që ai të kryejë veprimin e premtuar.

Faza e tretë

Problemet e para serioze

20. Zhvillojeni një mënyrë të re të shikimit: aftësinë t’i shihni gjërat edhe prej perspektivës së tij. Kur ju provoni të vlerësoni këndvështrimin e tij, edhe ai do të vlerësojë tuajin.

21. Futini ankesat në mes të komplimenteve: “E di që je shumë i shoqërueshëm, por kisha pasur dëshirë që të më telefonoje e të më tregoje që do të dalësh me klientë e s’do të vish për darkë. Unë i dua netët tona së bashku, dhe dua ta di se kur nata jonë fillon.”

22. Mundohuni që ta shtini të veprojë duke përdorur shakatë. Bëni me gisht tregues nga një palë e madhe e peshqirëve të lagët duke bërë shaka “S’ka më mirë se era e ëmbël e mykut”.

23. Mbani në mend: Me kalimin e kohës, qëndrimet, mendimet, animet politike, dhe pikëpamjet ndaj parave mund të ndryshojnë. Ato çka kanë shumë pak gjasa të ndryshojnë janë vlerat e tij morale, mendimi i tij mbi monogaminë dhe besimi fetar.

24. Përmendjani gjërat specifike – një dhuratë për ditëlindje që ju do ta donit, apo ndonjë restorant që do të donit të shkonit. Meshkujt nuk i vërejnë shenjat diskrete.

25. Nëse merrni vesh ndonjë gjë të keqe për të kaluarën e tij, si p.sh. nëse ai e ka tradhtuar ish-femrën, pyeteni se pse e ka bërë atë dhe çfarë ka mësuar nga ajo. Nëse ai është penduar dhe është betuar se do të ndryshojë, ka shumë shanse që nuk do t’i përsërisë gabimet.

26. Nëse ai duket se është lodhur nga grindja, pushoni për rreth 20 minuta. Trupat e meshkujve shumë shpejt mbushen me hormone të stresit, që e ndezin instinktin për të ikur.

27. Mbajeni gjuhën gjatë grindjeve apo kur jeni e nervozuar. Komentet mizore apo përbuzëse mund të falen, por jo të harrohen.

28. Mos e kritikoni mënyrën e tij e të thënit “Më fal”. Meshkujt kërkojnë falje nëpërmjet veprave, kështu që edhe nëse nuk i dëgjoni fjalët, do ta shihni kur ai t’ju çojë diku për darkë apo ju bën masazh pas ndonjë grindjeje.

Faza e katërt

Duke shkuar drejt zonës së rehatisë

29. Një zakon që e kanë të gjithë çiftet e lumtura: të gjitha aktivitetet argëtuese i bëjnë së bashku. Lojërat si biliardo, por edhe lojërat tjera elektronike apo në letër që mund të luani bashkë kanë efekt të madh sepse ngrisin adrenalinën, që ju ndihmon të lidheni më shumë.

30. S’keni nevojë të ju shohë duke urinuar, hequr vetullat, apo duke i rruar këmbët. Mund të mbeteni “realë” në mënyra superdashuri. Djemtë zakonisht nguten në një lidhje, dhe pastaj papritmas panikojnë “Gjithçka është duke shkuar shumë shpejtë!”. Ti je ajo që duhet t’i mbajë frenat që nuk e dëmtojnë romancën.

31. Mbajini ca gjëra sekrete që të rezervoni misteriozitetin rreth jush.

32. Uluni në prehrin e tij, e jo afër tij kur jeni në divan. Të jeni seksi dhe lozonjare kërkon mund, por kjo është gjithashtu ngjitësi që i mban çiftet së bashku.

33. Mos harroni të putheni. Nëse putheni 10 sekonda, edhe nëse s’keni ndonjë arsye, mund t’ju bëjë më epshorë për seks, edhe nëse ajo ndodh orë të tëra më vonë.

34. Mos harroni të përqafoheni gjithashtu. Meshkujt kanë më pak oksitonin, që është hormon i lidhjeve emocionale dhe mentale ndërmjet personave, por ky hormon mund të ngrihet me prekje më të shpeshta.

35. Nëse trupi juaj ka ndryshuar prej kohës që ja keni filluar, mos e vëni në pah. Meshkujt shumë rrallë vërejnë detale si celuliti.

36. Balancojeni çdo veprim negativ me 5 veprime pozitive. Gjëra si puthja në faqe, seksi, apo pëshpëritja e “të dua” në vesh do të ndihmojë ta riparoni lidhjen tuaj pas një grindjeje.

37. Mos e bini veten poshtë për të bërë seks nga mëshira, atëherë kur ju nuk ndjeni dëshirë. Shumica e femrave kanë nevojë për 30 minuta relaksim para se të bëhen të gatshme mentalisht të futen në intimitet. Relaksohu, e pastaj bëj çfarë të duash.

38. Kalojeni periudhën e rënies së marrëdhënieve seksuale duke u izoluar (mund të shkoni një natë në hotel, apo të kaloni vikendin në shtrat) nga çdo hutim nga jashtë me një gjë të vetme në agjendë: seks.

39. Mos leni gjithçka për të qëndruar tërë ditën me partnerin tuaj, non-stop. Pak hapësirë është shumë e dobishme në lidhje, dhe mbaj në mend që nuk mundet që një person i vetëm të jetë përgjegjës për lumturinë tënde.

40. Bëhu e paparashikueshme. Meshkujt e pëlqejnë llojllojshmërinë, por nuk ia kërkojnë këtë femrave tjera. Kur je duke e lexuar gazetën, ndalu, thuaji “E di, gjithmonë kam pasur dëshirë ta bëj në shkallë”, dhe shumë natyrale kthehu te leximi i gazetës.

41. Gjithmonë mbaje në mend ta falënderosh për gjërat e vogla që i bën për ty p.sh. nëse ta mbush rezervarin e makinës, apo e përcjell me makinë shoqen tënde deri në shtëpi. Vlerësimi e shtyn atë që të vazhdojë të bëjë gjëra të tilla.

Faza e pestë

Duke e shikuar të ardhmen së bashku

42. Për të dytë vjen një pikë kur do të filloni të dyshoni nëse do të mundeni të jini besnikë ndaj njëri-tjetrit përgjithmonë. Mbaje këtë gjë për vete, dhe mos u ofendo nëse ai është duke i pasur të njëjtat dyshime.

43. Nëse brengosesh që nuk je me të vërtetë e dashuruar, po vetëm duke shikuar “të rehatohesh”, pyete vetën: A jam duke shpenzuar shumë kohë vetëm duke e ruajtur këtë lidhje, e duke i lënë pas dore qëllimet e mia që i kam pasur para se të takohem me të? Nëse e kisha lënë tani, a do të mund ta duroja humbjen? Nëse përgjigja jote është jo, atëherë vazhdo me të dhe ri-vlerësoje pas gjashtë muajsh.

44. Dashuria nuk tejkalon gjithçka. Disa gjëra janë me të vërtetë të papërshtatshme, dhe nuk do të ikin kurrë, pa marrë parasysh sa shumë e doni njëri-tjetrin.

45. Mos e krahaso lidhjen tënde me lidhjet e çifteve tjera. Secili çift – edhe ata që duken perfektë – ka probleme.

46. Xhelozia e pafajshme mund të ndihmojë t’i mbani gjërat më pikante. Mund të bësh shaka ndonjëherë duke e përmendur se si i ke thënë “jo” ndonjë djaloshi që të ka propozuar.

47. Bëhu realiste për seksin: 5-15 % të marrëdhënieve seksuale në lidhje të shëndosha janë ose të pakënaqshme (njëri nga ju nuk përjeton orgazëm, apo paraloja ngutet apo tejkalohet) ose janë disfunksionale. Mos u bëni merak.

48. Nëse pahiri rrëshqet dhe tradhton, mendo thellë para se ta pranosh. Ndonjëherë pranimi shkakton më shumë dëm se dobi.

49. Jeta është e gjatë. Nëse ju duket se nuk është koha të jeni së bashku, mund të merrni një pushim nga njëri tjetri. Nuk do të thotë që s’do të bashkoheni dikur.

50. Jeta gjithashtu është e shkurtër. Mos harroni të kënaqeni dhe të shkuleni së qeshuri. /Telegrafi/

Exit mobile version