Site icon Telegrafi

“50 hijet…” nga perspektiva e Greyt

Autorja e trilogjisë “50 Shades of Grey”, Erika Mitchell, e njohur si E.L. James ka rishkruar historinë e Christian dhe Ana Steele, por nga perspektiva e Christianit.

Në lajmërimin zyrtar ajo ka treguar se fansat e librave kanë kërkuar vazhdimisht nga ajo që të njihen më shumë me jetën dhe ngjarjet e Christian Grey, çfarë janë mendimet e tij dhe çfarë e ka shtyrë të bëhet ky që është.

Librat e “50 Shades” janë shitur në mbi 165 milionë kopje deri më tani, ndërsa libri, rrëfim nga Christian Grey, ka titullin thjesht “GREY” dhe do të dalë në shitje më 18 qershor, transmeton koha.net.

Exit mobile version