Ka qenë një moment nga ata të surprizave, por jo të këndshme.
50 Cent ishte duke interpretuar në skenë, kur i afrohet publikut një prej fanseve e tërheq poshtë. Ai gati sa nuk rrëzohet dhe menjëherë drejton grushtin ndaj saj, duke e goditur.
Truprojat e këngëtarët e tjerë janë afruar për të shmangur skandalin. Momente të tilla nuk është hera e parë që ndodhin.
Kujtojmë se reperi ka kaluar një periudhë të keqe vitet e fundit, pas divorcit dhe krizës ekonomike që pësoi javë më parë. /Telegrafi/