Site icon Telegrafi

50 fishekë sekuestrohen në Aeroportin e Prishtinës, u gjetën në valixhen e një pasagjeri

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, të dilën rreth orës 11:50, oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë në valixhen e një të dyshuari, shtetas kosovar.

Pas zbulimit, municioni është sekuestruar menjëherë nga autoritetet doganore.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

Exit mobile version