Reperi 50 Cent duket i pamëshirshëm ndaj djalit të tij.
Moguli i hip hopit ka pasur marrëdhënie jo të mira me djalin e tij të madh gjatë viteve të fundit.
Dhe, duket se këto ndjenja nuk kanë ndryshuar nëse merren parasysh komentet e Fifty në rrjetet sociale.
Një foto në Instagram e shfaqë djalin 21 vjeçar me djalin e një prej rivalëve më të mëdhenj të Fiftyt, McGriff.
50 dhe Marquise kanë qenë në telashe për vite ët tëra, që prej se reperi pati probleme me nënën e këtij të fundit, Shanique Tompkins e cila akuzoi reperin duke kërkuar dëmshpërblim 50 milionë dollarë.
“Nëse këta dy do të goditeshin nga autobusi unë nuk do të kisha një ditë të keqe”, ka shkruar Fifty në koment në këtë foto.
McGriff më parë ka konfirmuar se ka dashur ta vrasë 50 Cent. Sipas TMZ, 50 kurrë nuk është takuar me djalin e McGriff dhe Marquise (djali i Fiftyt) nuk e ka ditur historinë e konfliktit deri në bërjen e fotos.
50 Cent ka edhe djalin Sire Jackson me modelen Daphne Joy me të cilët ka marrëdhënie të shëndosha. /Telegrafi/