Telegrafi

50 Cent paralajmëron albumin e ri: Është i mirë po aq sa i pari

Hip hop ylli amerikan, 50 Cent ka paralajmëruar fuqishëm në skenë.

50 Cent po bëhet gati për lansimin e albumit të tij të shumëpritur, Street King Immortal.

Ai nuk ka nguruar që në një intervistë të tij së fundmi të krahasojë albumin e tij debutues të vitit 2003, “Get Rich or Die Tryin” me albumin e ri.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga 50 Cent

“Tani për tani jam në mes të regjistrimit të albumit të gjashtë. Por, është po aq i mirë sa i pari”, u shpreh Fifty.

Curtis Jackson tha se ai zakonisht punon në studio ditën e diel.

“Unë hyj në studio për muzikë të dielën, pasi aty janë producentët e mi. Mund të qëndroj gjashtë orë aty dhe të mos e vërej”, u shpreh Fifty.

Përndryshe “Get Rich or Die Tryin” konsiderohet si një nga albumet më të mira ndonjëherë të reperit amerikan. /Telegrafi/