Reperi 50 Cent ka publikuar video premierën e këngës së tij më të re, të cilën e ka emërtuar “9 Shots”.
Titulli i kësaj kënge të re “9 Shots” (9 të shtëna), tregon ngjarjen ku këngëtari 50 Cent në vitin 2000, në Jamaica ishte plagosur 9 herë nga të shtënat me armë zjarri.
Në këtë videoklip, 50 Cent ka bashkëpunuar me yjet e G-Unit, Tony Yayo dhe Lloyd Banks.
Kënga “9 Shots” është singli i dytë i shkëputur nga albumi më i ri i këngëtarit, i gjashti me radhë, të cilin e ka emërtuar ‘Street King Immortal’, album ky i cili në treg pritet që të dal në Shtator të këtij viti./Telegrafi/