Takimi i tretë mes boksierëve Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, nuk la pa përfshirë as emra të shoubizit.
Në këtë mes është përmendur edhe 50 Cent, i cili është ofenduar nga luftëtari irlandez i arteve marciale.
Fifty ka reaguar pak kohë pas fyerjes që i është bërë në Barclays Center të Brooklynit, duke ia kthyer përgjigjen McGregorit.
Në një video të parë ku shihet McGregor duke ofenduar Mayweatherin, është 50 Cent ai që e ka vlerësuar si humbës irlandezin atraktiv.
“Ai nuk është dashur ta thotë këtë. Unë mund ta tejkaloj këtë, por kampioni (Mayweather) do ta vras që e tha këtë”, theksoi Fifty në këtë postim.
Në një tjetër postim më vonë ishte sërish Fifty ai që thumboi McGregorin duke dyshuar në situatën e tij mentale, shkruan Telegrafi.
“Çka dreqin ka ky djalë i bardhë, ti po lufton me Floydin jo me mua, budalla”, shtoi 50 Cent.
Mayweather dhe McGregor do të përballen më 26 gusht në MGM Grand Arena në Las Vegas. /Telegrafi/