Telegrafi

50 Cent i kërkon falje Megan Thee Stallionit për dyshimet që kishte në lidhje me të shtënat e Tory Lanezit në vitin 2020

50 Cent thotë se i vjen keq për Megan Thee Stallion pas deklaratave ku shprehte skepticizmin e tij se ajo tha të vërtetën për eksperiencat e saj me Tory Lanez, i cili u shpall fajtor muajin e kaluar pas të shtënave në vitin 2020.

Artisti 47-vjeçar i muzikës, u shfaq në “Big Boy’s Neighborhood” në frekuencën 92.3 në një klip të publikuar të mërkurën, ku tha se kishte gabuar se si e kishte vlerësuar situatën në fillim.

“Unë do t’i kërkoj falje Megan Thee Stallion”, tha reperi i hitit “If I Can’t”.

Foto: YouTube

“Unë thashë disa gjëra, dhe kjo ishte sepse … në rrjetet sociale postova gjëra që – kur ajo ishte me Gayle [King] – ajo tha: “A kishe ndonjë lidhje me Tory Lanez?”.

Dhe ajo tha: “Çfarë?” dhe ishte si, “Jo”. Dhe unë thashë: “Ah, ajo po gënjen”.

“Në atë moment e dija se ajo po gënjente, nuk do të kishte arsye që ata të ishin rreth njëri-tjetrit. Nga kjo, më dukej sikur ajo po më gënjente”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tory Lanez

Reperi i njohur, emri i vërtetë i të cilit është Curtis James Jackson III, tha se filloi të ndihej sikur ‘duhej t’i kërkonte falje’ pasi dëgjoi bisedën në burg që u zhvillua midis Lanez dhe shoqes së dikurshme të Megan, Kelsey Harris.

Foto: Getty Images

Artisti i hitit ‘Candy Shop’ tha ‘Kjo më bëri të ndihem sikur, ‘Oh, tani e di se çfarë ndodhi; Jam i sigurt se kjo ka qenë ndoshta ajo që ka ndikuar edhe në gjyq’.

50 Cent kishte postuar një ‘mem’e në rrjetet sociale muajin e kaluar, në të cilën ai e krahasoi Meganin me Jussie Smollett, e cila u dënua vitin e kaluar për gënjeshtra për rrethanat e një sulmi të vitit 2019 në Chicago.

Tory Lanez mund përballet me burgim deri në 22 vjet pas dënimit të tij për akuza të shumta në të shtënat e korrikut të vitit 2020.

Foto: YouTube

Ato përfshijnë sulmin me një armë zjarri gjysmë automatike, mbajtjen e një arme zjarri të mbushur, të paregjistruar, që iu gjet në një automjet dhe me shkarkimin e një arme zjarri me pakujdesi të rëndë. Ai pritet të dënohet më 27 janar.

Reperi Soulja Boy ka qenë i zëshëm kundër Lanez, duke e mallkuar ata dhe duke e kërcënuar se do ta rrahë kur të lirohet nga paraburgimi. /Telegrafi/

Foto: Twitter