Mbrëmjen e djeshme (e mërkurë), gjatë një performance në Los Angeles, 50 Cent hodhi një mikrofon në publik dhe pamjet nga koncerti filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale.
Ai pati probleme me mikrofonin gjatë interpretimit dhe iu desh ta ndërronte disa herë. Pasi mikrofoni dështoi, reperi i nevrikosur e hodhi atë në publik.
Videoja tregon se artisti i ndërron mikrofonat dhe më pas me inat e hedh njërin në audiencë, ndërsa dyshohet se në publik e ka goditur në kokë një femër.
Megjithëse videoja nuk tregon se ku përfundoi pajisja, Page Six raporton se e goditur në ballë nikoqiren e radios Power 106, Bryhana Monegain. Mediat amerikane raportojnë se ajo ishte gjakosur dhe kishte pësuar lëndime në kokë, kurse videoja i ka zemëruar fansat.
Ndërkaq, TMZ ka siguruar fotografitë e saj pas lëndimit dhe intervenimit të mjekëve, të cilët është dashur t’ia qepin plagën.
Kujtojmë se muajt e fundit është shfaqur një trend i çuditshëm që ka zemëruar shumë muzikantë.
Pasi një fans nga publiku goditi me celular në kokë këngëtaren Bebe Rexha, pasuan një sërë ngjarjesh të ngjashme, ku fansat shënjestronin yjet që po performonin në skenë. /Telegrafi/
https://www.tiktok.com/@polyboy.steezy/video/7273461122131447082