Telegrafi

50 Cent e shet rezidencën e tij super luksoze me 15 milionë dollarë humbje

Reperi me famë botërore, 50 Cent, njoftohet se ka shitur rezidencën e tij luksoze në Connecticut.

Bëhet e ditur se reperi amerikan e ka shitur këtë shtëpi me 15.5 milionë dollarë humbje, ngase e kishte blerë shumë më shtrenjtë 12 vite më parë.

Kjo shtëpi luksoze përfshin në të një pishinë, një teatër, një studio regjistrimi, një dhomë me ekran të gjelbër, një dhomë lojërash profesionale si dhe plot kënde tjera për argëtim.

50 Cent e bleu këtë rezidencë luksoze në vitin 2007, nga boksieri i njohur Mike Tyson.

Ndërkohë është bërë e ditur se tre milionë dollarë nga shitja e tanishme, reperi i ka dhuruar për bamirësi. /Telegrafi/