Telegrafi

50 Cent bëhet me yll në Hollywood, Eminem dhe Dr Dre dalin për ta mbështetur

(Foto: Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

Ylli i muzikës hip-hop, 50 Cent, është nderuar me një yll në Bulevardin e të Famshmëve në Hollywood.

Ndërsa për ta mbështetur dhe për të mbajtur fjalim, aty ishin prezentë veteranët e këtij zhanri të muzikës, Eminem dhe Dr Dre.

Curtis Jackson, emri i vërtetë i 44-vjeçarit nga Queensi, në këtë eveniment ishte i shoqëruar edhe nga e dashura e tij, Jamira Haines, ndërsa të pranishëm ishin edhe personalitet tjera të njohura.

50 Cent dhe e dashura e tij, Jamira Haines (Foto: Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

Theksojmë se përveç muzikës, 50 Cent është angazhuar edhe në disa filma që kanë rezultuar mjaft të suksesshëm dhe ka luajtur në krah të yjeve më të mëdha të kinematografisë botërore.

Për më shumë, ai është përfshirë me të gjitha forcat në aktrim, me raste të caktuara duke bërë ndryshime të mëdha në dukjen e tij për t’iu përshtatur rolit. /Telegrafi/

Dr. Dre, Curtis “50 Cent” Jackson dhe Eminem (Foto: Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

 

(Foto: Presley Ann/Getty Images for STARZ/Guliver)

 

(Foto: Presley Ann/Getty Images for STARZ/Guliver)

 

(Foto:  Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

 

(Foto: Leon Bennett/Getty Images/Guliver)