Telegrafi

50.5 përqind e elektoratit në Kosovë e mbështesin Asociacionin si kompromis

Bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet nga UBO Consulting, për matjen e opinionit publik e të porositur nga RTV Dukagjini, 50.50 për qind (%) e mbështesin Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, si kompromis që do ta mbështeste elektorati në Kosovë.

Kurse ripërcaktimi i kufijve me Serbinë ka një mbështetje prej 49.50 për qind.

Kështu bën të ditur Drejtori ekzekutiv në TV Dukagjini, Ermal Panduri, në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, teksa prezantoi të dhënat e fundit ku RTV Dukagjini, ka përfshirë disa pyetje.

Lexo po ashtu Sipas rezultateve të OMNIBUS, listës për opozitë më të fortë ndaj Kurtit po i prin Lumir Abdixhiku

Panduri thotë se nuk është se është ofruar një opsion i tretë, ngase siç thotë ai, palët apo elektorati në Kosovë janë të ndarë në mes dy zgjidhjeve.

“Sepse zgjidhja e tretë nuk është se ekziston në tavolinë”, tha ai.

Omnibusi bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.

Të anketuar janë 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur mes datës 16 dhe 23 dhjetor dhe nga data 23 dhjetor.