Në seancën e caktuar për më 5 korrik, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë rastin në të cilin kontestohen ndryshimet ligjore në Udhëzimin për udhëheqjen e librave amë, i cili parasheh që në certifikatat e lindjes të shënohet edhe përkatësia etnike.
Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se ndërkohë nismë për Udhëzimin ka paraqitur edhe partia politike “E Majta”.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, në një konferencë për media theksoi se Udhëzimet janë kundër Kushtetutës, pa specifikuar se në cilën pjesë. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese do të prezantojë argumentet e saj në seancën e Gjykatës Kushtetuese kur do të vendoset për këtë çështje.
Në këtë fazë, Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë asnjë masë të përkohshme për të ngrirë zbatimin e Udhëzimit, sepse nuk ka kompetenca të tilla sipas Rregullores aktuale, për të cilën ai paralajmëroi se së shpejti do të ndryshojë./Telegrafi/