Site icon Telegrafi

Më 5 korrik bëhet gjykimi i të akuzuarve për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela

Më 5 korrik, Gjykata Penale e Shkupit dhe Këshilli i gjyqtarëve do të sjellin vendim për 7 të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në prill të vitit 2017.

Në fjalët përfundimtare, avokatët e të akuzuarve kërkuan lirim e të gjithëve, nga shkaku se nuk ka fakt për tentim vrasje të Selës nga asnjë prej të akuzuarve.

Avokatja e Andrej Micov, Maja Dojçinovska tha se Prokuroria Publike nuk mund të vërtetoj se personi me maskë që ka pasur fanellë të gjelbër është Micovi, sepse nuk është gjetur asgjë nga veshjet e personit me maskë në kontrollimin e shtëpisë të Andrej Micovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrojtja e Nikolla Vojminovski konsideron se ai nuk është fajtor dhe se me fakte vërtetohet se nuk ka vepruar që Prokuroria Publike të reagojë, dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me deputetin Sela dhe se nuk mundej t’ia vriste Selën. Avokati i Vojminovskit tha se, sipas deklaratave të dëshmitarëve, vërtetohet se Nikolla, ashtu sikurse shumë qytetarë kanë qenë atë ditë në Kuvend dhe se nuk ka fakte që ka rrezikuar jetën e Selës.

Lexo po ashtu Tetë persona të dënuar me kusht për 27 prillin, kthehen në burg

I akuzuari Kosta Dellov para Gjykatës tha se pendohet që ka qenë atë ditë në Kuvend dhe se nuk është fajtor për veprën për të cilën ai akuzohet. Para gjykatës aj gjithashtu deklaroi se nuk është vrasës.

Për këtë akuzë ishin të akuzuar 10, por Prokuroria Publike para se të fillojë me fjalët përfundimtare e tërhoqi akuzën kundër Shasho Senkov, për shkak se nuk ka pasur fakte të mjaftueshme se ka kryer vepër penale.

Për tentim vrasje të Selsës, sipas akuzës janë: Kire Georgievski, Oliver Oshakovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov./Telegrafi/

Exit mobile version