Gianluigi Buffon është afër kthimit te skuadra e njohur, Parma, ku bëri debutimin e tij në Serie A plot 26 vjet më parë.
Sipas disa raporteve në Itali, 43-vjeçari është afër kthimit në ish-klubin e tij, këtë herë në Serie B.
Parma ra nga kategoria e parë në Itali në sezonin 2020-21, por ka ambicien të kthehet menjëherë në Serie A.
Buffon mund të transferohet në Stadio Tardini si një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Juventusin skadon në qershor të 2021 dhe ai nuk do ta zgjasë atë.
Sipas mediave Sky Sport Italia edhe Sportitalia, fituesi i Kupës së Botës 2006 me Italinë është afër arritjes së një marrëveshje me ish-klubin e tij.
Buffon bëri debutimin e tij në Serie A me një fanellë të Giallobluve plot 26 vjet më parë.
Gigi Buffon is close to join Parma! He could come back to the club where he started his career 26 years ago. 🇮🇹 #Buffon
Talks ongoing – Buffon received more than five proposals, one from Besiktas too but he’s really tempted to sign for Parma with an ambitious project. 🧤 #Parma pic.twitter.com/YyWU7I3ZE2
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 12, 2021
Ai luajti 220 ndeshje me klubin Ducali duke fituar një Kupë UEFA, një Superkupë Italiane dhe një Kupë të Italisë.
Ai u largua nga Stadio Tardini në vitin 2001 për t’u bashkuar me Juven për 50 milionë euro, teksa mban rekordin për më shumë paraqitje në Serie A me 657 ndeshje të luajtura. /Telegrafi/