Në laboratoret e Institutit për Shëndet Publik është vërtetuar se gripi që qarkullon në Maqedoni është i tipit A/N3. Këtë vit sezoni i gripit filloi më herët, kështu që epidemiologët presin numër të madh të të sëmurëve gjatë festave të fundvitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Javën e kaluar nga gripi janë sëmurë 4 mijë persona, ndërsa vitin e kalur në të njëjtën periudhë numri kishte arritur deri 110 persona. Këtë vit ka 40 herë më shumë persona të sëmurë nga gripi, tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik./Telegrafi/