Site icon Telegrafi

Dyzet prioritetet e Vetëvendosjes, nëse merr mandatin (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje, ka shpalosur sot  prioritetet të cilat presin t’i marrin bashkë me marrjen e mandatit.

Këto prioritete pritet që të zbatohen brenda mandatit qeverisës katër vjeçar nëse Lëvizja Vetëvendosje del fituese pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Më poshtë keni të gjitha planet që do ti ketë në prioritet Vetëvendosje:

1. Zbatimi i Planit zhvillimor mbështetur nga krijimi i Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, Agjencisë Zhvillimore të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Republikës së Kosovës – investime në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, PTK-së

2. Themelimi Forcave të Armatosura të Kosovës

3. Rishikimi shkencor, administrativ dhe parlamentar i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi

4. Ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike nga kapitali publik, krijimi i tregut të përbashkët energjitik Kosovë-Shqipëri, rishikimi i tarifave të energjisë elektrike dhe reformimi i sistemit tarifor

5. Ujitje për tokat bujqësore – Revitalizimi i plotë i sistemit të ujitjes “Ibër-Lepenc” dhe studimi për zgjerimin e tij

6. Rritja e subvencioneve e granteve në bujqësi dhe sigurimi i plotë i prodhimit bujqësor

7. Miratimi dhe zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Prodhimeve vendore

8. Hartimi dhe zbatimi i planit për banimin e përballueshëm dhe banimin social

9. Rindërtimi i plotë i Kadastrit dhe zgjidhja e çështjeve pronësore me prioritet

10. Krijimi i Planit për furnizimin me ujë të pijshëm në qytete dhe trajtimin e ujërave të zeza, rrjetet e kanalizimit në të gjitha fshatrat e Kosovës me mbi 200 shtëpi

11. Reformimi progresiv i tatimit në të hyra si dhe reformimi i tatimit për Korporatat

12. Zvogëlimi i numrit të Ministrive dhe reformimi i Administratës

13. Krijimi i tregut të përbashkët për prodhimet, mallrat, shërbimet dhe biznesin mes Kosovës dhe Shqipërisë në përputhje me interesin kombëtar dhe praktikat e BE-së

14. Ndërtimi i Komisioneve të Përbashkëta qeveritare dhe parlamentare me Republikën e Shqipërisë për siguri kombëtare, politikë të jashtme dhe burimet e përbashkëta natyrore

15. Rritja e pensioneve për pensionistët kontributdhënës

16. Sigurime Shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës

17. Shtesa 10 euro në muaj për secilin fëmijë nën moshën 15 vjeçare

18. Sigurimi i jetës së të gjithë anëtarëve të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve

19. Trefishimi i numrit të inspektorëve të punës dhe ndalimi i punës mbi pesë ditë në javë për vendet e punës jomenaxheriale

20. Hapja e 160 çerdheve të reja në bashkëpunim me komunat e Republikës së Kosovës

21. Rimëkëmbja e shkollave të Republikës së Kosovës

22. Arsim i lartë publik pa pagesë

23. Ndërtimi i Teatrit të Operas, dhe investime në kinematë publike

24. Rritja direkte e subvencionimit të klubeve sportive me rezultate të larta si dhe ndërtimi i Stadiumit të futbollit me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s

25. Ushqim falas për fëmijët e klasave fillore nga 1 deri në 5 në të gjitha shkollat publike të Republikës së Kosovës

26. Ndalja e rritjes së mëtejshme të pagave të deputetëve, presidentit, kryeministrit dhe pozitave të tjera të zgjedhura

27. Trajtim i dinjitetshëm i veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

28. Krijimi i Dhomës së Veçantë të Punës në Gjykatat e Republikës së Kosovës që do të merret me shkeljet e të drejtave të punëtorëve

29. Hartimi dhe miratimi i Ligjit për referendum në Republikën e Kosovës

30. Të rinjve dhe të rejave nga mosha 16 vjeçare do t’u jepet e drejta e votimit

31. Hetimi parlamentar i organizatës ilegale “SHIK” mbi financimin e saj, dosjet dhe strukturën/rrjetin e veprimit

32. Hetim Parlamentar për Privatizimin e KEDS-it, për kontratat e ndërtimit të autostradave “Vërmicë-Prishtinë-Merdarë” e “Prishtinë-Shkup”, si dhe për procesin privatizues të PTK-së

33. Zbardhja e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit – Krijimi i Njësisë së veçantë të hetimit dhe zbardhjes së të gjitha vrasjeve të pazbuluara

34. Veting (vlerësim i hollësishëm) për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës nëpërmjet një ligji të posaçëm

35. Miratimi dhe zbatimi i Ligjit Anti-Mafia

36. Nisja e Zbatimit të planit 13 pikësh për bashkimin e Mitrovicës

37. Fillimi zyrtar i Dialogut të hapur me qytetarët e pakicës serbe të Kosovës

38. Mbështetja institucionale për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

39. Krijimi i komisionit parlamentar për vlerësimin e Dialogut të deritanishëm me Serbinë gjatë viteve 2011 – 2017

40. Dërgimi i Marrëveshjes së 19 prillit 2013 në Komisionin e Venecias për vlerësimin e ligjshmërisë dhe përputhjes së saj me standardet ndërkombëtare, dhe anulimi i Marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për krijimin e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version