Site icon Telegrafi

40 mijë euro shtesë për rindërtimin e objektit të Ministrisë së Drejtësisë të Maqedonisë

Rindërtimet në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë kanë shkaktuar harxhime shtesë të paparalajmëruara që arrijnë deri 40 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas javores Fokus, fasada u njollos gjatë protestave të Revolucionit Laraman,kurse ministri i atëhershëm, Valdet Xhaferi e ka nënshkruar këtë shumë harxhimesh.

Marrëveshja është nënshkruar me firmën italiane ”Shencija, për të cilën marrëveshje nuk ka patur konkurs. Por, sot është shpallur një konkurs në faqen e interntit të Byrosë për prokurime publike ku jepen sqarime rreth kësaj marrëveshje.

Përndryshe, në 2012 ka filluar procedura e rindërtimit të kësaj ndërtese dhe ishte parashikuar që të harxhohen rreth 2,9 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version