Site icon Telegrafi

38 të lënduar nga zjarri në Koçan janë evakuuar përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së

Përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, 38 të lënduar nga zjarri në Koçan deri më tani janë evakuuar në spitalet anembanë Evropës, njoftoi Delegacioni i BE-së në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë rreth kësaj tragjedie
Lexo po ashtu Më shumë rreth kësaj tragjedie

Ata shprehën mirënjohjen e tyre të madhe për ekipet mjekësore të Maqedonisë për përkushtimin e tyre të palodhur, por edhe për vendet e huaja për transportin dhe trajtimin e pacientëve.

Deri tani 101 pacientë janë dërguar për mjekim jashtë vendit dhe atë në Serbi, Bullgari, Slloveni, Kroaci, Greqi, Austri, Belgjikë, Lituani, Turqi, Suedi, Hungari dhe Poloni.

Kujtojmë se në ngjarjen tragjike në Koçan humbën jetë 59 persona dhe mbi 150 janë të lënduar./Telegrafi/

Exit mobile version