Dy banoret e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu dhe Edona James kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën.
Në prezencën e banorëve të tjerë dy vajzat kanë vazhduar me ofendime, teksa dis aprej vajzave tëntuan t’i ndanin.
Në një moment Edona i tha Vesës “nëse thua edhe një herë ta thyej kokën, ta thyej unë ty”.
“Ti je paranojake, normal që nuk ke burrë”, i tha Edona.
Ndërsa, Vesa iu kundërpërgjigj duke i thënë se Edona i ka “37 vjet dhe ende është e pa martuar”.
Gjatë debatit Edona ka shpërthyer në lot pas deklaratës që Vesa bëri për familjen. ”
“Shyqyr kam familje, jo si ti, unë kam edukim, jo si ti”, ishte deklarata e Vesës drejtuar Edonës.
Pas kësaj kanë ndërhyrë edhe banorët e tjetër për t’i qetësuar të dyja vajzat. /Telegrafi/