Telegrafi

37-vjeçari Luka Modric mori duartrokitje nga të gjithë në Anfield, madhështia e tij nuk do të përsëritet kurrë

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric mori duartrokitje të vazhdueshme nga të gjithë brenda stadiumit Anfield pas fitores 5-2 ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Skuadra e Carlo Ancelottit u rikthye nga dy gola disavantazh, për të marr një fitore të madhe dhe një hap tutje drejt çerekfinales.

Dy golat nga Vinicius Jr anuluan golat e hershëm të Darwin Nunez dhe Mohamed Salah, me Real Madridin që gjeti epërsinë me Eder Militao pak para pushimit, ndërsa Karim Benzema shënoi dy të tjerë në pjesën e dytë për të vulosur fitoren.

Megjithatë, në qendër të gjithçkaje në mesfushë ishte kroati Modric, i cili duket se sfidon konceptin e moshës sezon pas sezoni.

37-vjeçari bëri edhe një herë një performancë të klasit botëror në skenën më madhështore, për të ndihmuar Real Madridin të kthehet nga një 15 minutësh i tmerrshëm.

Kroati arriti të qëndrojë deri në minutën e 87-të kur u zëvendësua nga Toni Kroos. Ndërsa Modric dhe Benzema largoheshin nga fusha, të gjithë brenda stadiumit u ngritën në këmbë për të treguar vlerësimin e tyre.

Pavarësisht rezultatit, mbështetësit e Liverpoolit e dinin se kishin parë diçka të veçantë. Të gjithë duartrokiten dhe thirren emrin e kroatit. /Telegrafi/

https://twitter.com/FunzBall/status/1628247397624328192