Site icon Telegrafi

360 fermerë në Librazhd bëhen pjesë e projektit të BE-së “Jo drogë, pikë grumbullimi”

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka njoftuar sot nisjen e një projekti për mbështetjen e fermerëve në zonën e Librazhdit.

Projekti i financuar nga BE i emërtuar “Jo drogë, pikë grumbullimi” do të mbështesë 360 fermerë në zonën e Librazhdit për të rritur cilësisë dhe sasisë së produkteve të tyre.

“Ndërkohë, ka nisur puna për ndërtimin e një pike grumbullimi, duke adresuar shqetësimet e fermerëve në gjetjen e tregut për të shitur produktet e tyre”, ka shtuar delegacioni i BE-së në një postim në Facebook.

“I zbatuar nga World Vision Albania, projekti do të rrisë ndërgjegjësimin tek rreth 1,500 të rinj për rrezikun e përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike duke u ofruar atyre një alternativë të qëndrueshme punësimi”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Exit mobile version