Site icon Telegrafi

35 milionë euro për linjën e re elektropërçuese mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

MEPSO do të investojë 35 milion euro në linjë të re largpërçuese 400 kilovolt që do ta lidh sistemin elektropërçues mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dhe një stacion të ri transformator në afërsi të Ohrit.

Në këtë mënyrë, korridori i energjisë Lindje-Perëndim do të vihet në veprim të plotë, që do të thotë tranzit i energjisë elektrike nga Bullgaria, përmes Maqedonisë dhe Shqipërisë, deri në Itali.

“Lidhja rajonale e sistemeve të përçimit të energjisë është një interes afatgjatë, strategjik për çdo shtet. Marrëdhëniet me fqinjët nënkuptojnë stabilitet elektroenergjetik, themeli i çdo ekonomie të prosperuar”, deklaroi Eva Shukleva, drejtore e Përgjithshme e MEPSO-s.

Exit mobile version