Telegrafi

32 persona nga Shqipëria dhe 22 nga Kosova bllokohen në Aeroportin e Shkupit

32 shqiptarë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe 22 shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Siç mëson Alsat personat e bllokuar janë kthyer nga Katari, ndërsa nuk mund të udhëtojnë në vendet e tyre pasi Shqipëria dhe Kosova kanë mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë coronavirusit.

Nuk dihet si do të jetë fati i tyre dhe a do të mund të kalojnë kufirin gjatë kësaj kohe.