Nëse goli i parë i Real Madridit kundër Chelseat është një nga ata që duhet të mësohet në shkollat e futbollit si shembull i asaj se çfarë është një kundërsulm, i dyti, i shënuar po ashtu nga Rodrygo është për të gjithë ata që e admirojnë dhe e shijojnë atë, pasi skuadra e Los Blanco ishte në gjendje të bëjë për një minutë e gjysmë me topin në këmbë.
Të gjithë futbollistët e Real Madridit marrin pjesë në lojë apo në aksionin e golit me përjashtim të qendërmbrojtësit Eder Militao dhe portierit Thibaut Courtois.
Ai gol lindi në një rivënie në Eduardo Camavinga pas një mosmarrëveshjeje për topin midis Dani Ceballos dhe Raheem Sterling.
🌙 To infinity and beyond! 🌙
🌃 Sleep tight, #Madridistas pic.twitter.com/eD09jZLlBG— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) April 18, 2023
Nga rivënia e francezit, topi mbulon tre të katërtat e fushës, duke udhëtuar nga njëra anë në tjetrën, por gjithmonë nën kontrollin e Real Madridit.
Aksioni filloi në minutën e 78 dhe madridistët lidhën 31 pasime dhe 68 prekje pa arritur ta preknin topin lojtarët e Chelseat gjatë 79 sekondave në të cilat zgjati preambula e golit final.
Në fund ishte Federico Valverde, i cili asistoi te Rodrygo, i cili nga afërsia shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0.
Ky gol dhe ky aksion i Real Madridit po vlerësohet lartë, pasi kohëve të fundit pak shohim kaq shumë rrjedhshmëri dhe zgjatje të aksioneve. /Telegrafi/
Enjoy with Real Madrid players passes before Rodrygo scored the second goal 😍#HalaMadrid
https://t.co/ENPfPiK1vW— 🆉🅸🆉🅾🆄 (@zi_46) April 18, 2023