Përkrah 300 vëzhguesëve afatshkurtë, javën e ardhshme do të mbërrijnë edhe 20 vëzhgues afatgjatë, dhe zgjedhjet në Maqedoni do t’i ndjekin edhe delegacione nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zyra e OSBE-së prej sot ka filluar me misionin e vëzhgimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.
“Vëzhguesit me vëmendje do të ndjekin regjistrimin e kandidatëve dhe votuesve, aktivitetet e fushatave, punën e administratës zgjedhore dhe institucionet përkatëse qeveritare, legjislacionin zgjedhor dhe zbatimin e saj si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Në këtë mision gjithashtu përfshihet edhe monotorimi i mbulimit mediatik të fushatës”, deklaroi Tana de Zululeta, shefe e misionit për zgjedhje të parakohshme parlamentare./Telegrafi/