Site icon Telegrafi

300 milionë euro më pak investime

Gjatë vitit 2014 investimet e huaja direkte në vend ishin 151 milionë euro, e nëse i krahasojmë me ato të vitit 2007 shihet qartë se investimet e huaja kanë rënë për rreth 300 milionë euro.

Investimet e huaja direkte në Kosovë, po bien dita ditës, pavarësisht fushatave të shtrenjta të marketingut që u janë paguar mediave ndërkombëtare për të reklamuar resurset që ka vendin ynë.

Niveli i lartë i korrupsionit, burokracia, si dhe sistemi i brishtë i drejtësisë edhe më tutje po konsiderohen si pengesa kyçe për thithjen e investimeve të huaja.

Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë vitit 2014 investimet e huaja direkte në vend ishin 151 milionë euro, ato të vitit 2013 ishin 280 milionë euro, derisa investimet direkte në vitin 2012 ishin 229 milionë euro, shkruan Zëri. /Telegrafi/

Exit mobile version