Telegrafi

300 euro gjobë dhe ndalim vozitje për tre muaj ndaj një shoferi në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar një gjobë në vlerë 300 euro ndaj një shoferi në Pozheran, i cili ka tejkaluar kufizimin e shpejtësisë në zonën ku ishte 50 km/h.

Gjithashtu, Policia thekson se shoferit i është ndaluar drejtimi i automjetit për 3 muaj, transmeton Telegrafi.

“Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan me datën 18.05.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ‘Siguria në trafikun rrugor’ me qëllim të
parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Pozheran. Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke drejtuar mjetin me shpejtësinë njëqind e tri (103) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa mbrojtëse e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj”, njofton Policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor. /Telegrafi/