Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga 29,68% përqind e votave të përpunuara (206.505 vota):
Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 26.897 vota apo 13,02%,
Gordana Siljanovska Davkova (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 84.119 vota apo 40,73%,
Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 87.239 vota apo 42,25%.
Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 8.251 vota janë fletvotime të pavlefshme, apo 4%
Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe në Listën zgjedhore kishte 1.808.131 qytetarë për të votuar. Dalja e përgjithshme ishte rreth 40% e qytetarëve. /Telegrafi/