Telegrafi

I riu që vdiq sot nga rrëzimi i lisit, është nga Podujeva

30-vjeçari i cili vdiq sot si pasojë e rrëzimit të lisit në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë, është E.H nga Komuna e Podujevës.

Identiteti i tij është bërë publik nga mediat lokale.

Ndërsa, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ndonëse nuk ka folur për rastin në fjalë, ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar këto ditë nga rreziqet që mund të kanosen nga moti i keq.

Lexo po ashtu Vdes 30-vjeçari në Prishtinë pas rrëzimit të drunjve, lëndime serioze merr një grua

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se moti i ligë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të Podujevës dhe ka premtuar se institucionet lokalet do të jenë pranë qytetarëve në nevojat e tyre për ta kaluar shpejt këtë situatë.

“Moti i ligë që po mbretëron në vendin tonë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të Podujevës, erërat e forta dhe breshëri kanë dëmtuar dhjetëra ekonomi familjare dhe kultura të ndryshme bujqësore në rendimentin e tyre”.

“Si institucione lokale me të gjitha kapacitetet tona do të jemi pranë qytetarëve në nevojat e tyre për ta kaluar shpejt këtë situatë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/