Autoritetet e qytetit janë të gatshme për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Shkupit në kushte dimri. Pas të reshurave të para të borës në këtë sezon, ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit kanë intervenuar në mënyrë parandaluese në shumë rrugë dhe pika kritike dhe kanë hedhur 30 tonë kripë.
Shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit për momentin ka rezerva të kripës në depot e Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe Rrugica” prej rreth 1.300 tonë dhe në vijim është procedura e tenderit për furnizimin edhe të 3.000 tonë kripë.
Krahas kripës dhe asfaltit të ftohtë, shërbimi dimëror do ta përdorë mekanizmin e Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe Rrugica” të përbërë prej 16 automjeteve dhe makinave të ndryshme, ndërsa në dispozicion është edhe mekanizmi i ndërmarrjeve të tjera publike të qytetit. Në mënyrë shtesë është siguruar edhe mbështetja teknike e kompanisë e cila shërbimeve dimërore gjatë sezonit ia vë në dispozicion 15 automjete speciale – kamionë.