Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga 30 për qind të votave të numëruara në kryeqytet.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në Komunën e Prishtinës, prinë kandidati i LVV-së, Arben Vitia me 42.69 për qind të votave.
Rezultatet sipas KQZ-së, me 30 për qind të votave të numëruara:
Arben Vitia (LVV) – 42,69%
Përparim Rama (LDK) – 30,25%
Uran Ismaili (PDK) – 20,40%
Daut Haradinaj (AAK) – 4,72%
Gëzim Mehmeti (AKR) – 1,64%
Avni Çakmaku (Fjala) – 0,19%
Florim Isufi (PB) – 0,11% . /Telegrafi/