Me 180 milion denarë, ose 3 milon euro nga buxheti i shtetit, do të financohen 26 projekte për tet rajone, për përmirësimin e kushteve për jetë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshjet janë nënshkruar nga tetë rajonet e planifikuara me Drejtorinë e zhvillimit rajonal.
Me këto mjete do të financohen projekte për rindërtimin e rrugëve lokale në shtatë rajone, do të ndërtohet infrastruktura në dy zona lokale industriale në Veles dhe Negotinë, do të rregullohet hapësira publike për parqe në dy rajone, do të modernizohet tregu rajonal në rajonin e Pellagonisë, do të zbatohen projekte komunale infrastrukturore në tre rajone, si edhe adaptimi dhe sanimi i shtëpisë së zanatxhinjve në Kumanovë.
Gjithsej janë pranuar 26 projekte, nga të cilat, më së shumti përfiton rajoni verilindorë, si më pak i zhvilluar, kurse më pak fiton rajoni i Shkupit, si më i zhvilluar./Telegrafi/