Site icon Telegrafi

3 italiane vjedhin argjendarinë në Vlorë, dalin pamjet

Tri vajza italiane arritën të vidhnin në një argjendari në qytetin bregdetarë të Vlorës një byzylyk shumë të shtrenjtë, duke shpërqendruar shitësen.

Vlera e byzylykut me diamante ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani.

Pas vjedhjes, pronarët e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar tri vajzat që flisnin italisht.

Qytetarët arritën që t’i identifikonin dhe 3 hajdutet u kapën në momentin që po tentonin të iknin përmes portit të Vlorës.

Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje, ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e vjedhjes, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

 

Exit mobile version