Telegrafi

3 aksidente me fatalitet dhe 12 të arrestuar për 24 orë në Kosovë

24 orëshi i kaluar në Kosovë është shënuar me tri aksidente fatale dhe gjithsej 846 tiketa të trafikut të shqiptuara.

Sipas Policisë së Kosovës në vuajtje të dënimit janë dërguar dy persona, 12 janë arrestuar, kurse 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Numri i përgjithshëm i aksidenteve gjatë ditës së diele ishte 30.

Përveç tri aksidenteve me fatalitet, u shënuan edhe 13 aksidente me të lënduar, kurse 14 sosh pa të lënduar. /Telegrafi/