Telegrafi

2Ton së shpejti me projekt të ri

2Ton (Foto: Instagram/2tonofficial)

“Love” mbetet një prej realizimeve të fundit të reperit ferizajas, 2Ton, projekt ky që u mirëprit nga publiku. 

Kjo këngë verore e lansuar në muajin qershor deri më tani ka grumbulluar mbi pesë milionë shikime në YouTube.

Ndërkaq, reperi në fjalë nuk do e mbyllë verën vetëm me këtë këngë, pasi është duke punuar në disa të tjera.

Së fundmi, në llogarinë e tij personale, Instagram, 2Ton ka njoftuar fansat se është në përgatitje të projektit të ri.

Ai ka publikuar një fragment të shkurtër të kësaj kënge, teka shfaqet pranë disa vajzave tërheqëse.

“Shumë shpejt, Ca Va”, shkruan mes të tjerash ai.

Kënga duket të jetë ritmike – verore dhe nuk ka dyshim se do t’i pëlqejë fansave të shumtë të tij.

I njëjti do jetë i pranishëm edhe në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/