Reperi Arton Avdyli, i njohur më mirë si 2 Ton së shpejti do të sjell projektin e tij më të ri.
Rep artisti nga Ferizaj ka paralajmëruar këngën e re, duke publikuar një pjesë të saj në profilin e tij në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
“Parameno” mban titullin krijimi më i ri i reperit, i cili do të vijë i realizuar me videoklip nga produksioni “Max Production”.
Sipas 2Ton gjithçka gati për publikim do të jetë brenda pak ditësh.
Ndryshe projekti i tij i fundit i titulluar “Ani nasht” i publikuar gjatë muajit qershor, është njëra ndër këngët më të pëlqyera të verës, duke arritur afro 8 milion klikime në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/