Reperi 2Ton vazhdon të sjellë materiale të reja muzikore për fansat e muzikës së tij.
Ai është në përgatitje të realizimit të ri muzikor, të cilin do ta sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kënga dhe videoklipi i ri do të lansohet me 23 mars (e mërkurë) – kështu ka bërë të ditur vet Arton Avdyli përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram, 2Ton ka publikuar një fragment nga xhirimet e videos muzikore.
Në bazë të lokacionit, mësohet se videoklipi i ri është xhiruar në bregdetin shqiptar. /Telegrafi/