Telegrafi

2Ton publikon një fragment nga klipi i ri

2Ton (Foto: Instagram/2tonofficial)

Reperi 2Ton ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me projekt të ri muzikor.

Kënga e re do të shoqërohet me videoklip, një pjesë të të cilit Arton Avdyli e ka publikuar në rrjetet sociale.

Në bazë të njoftimit në Instagram, kënga e re do të publikohet të mërkurën (më 30 janar).

“Rrethi jem” është një prej realizimeve më të fundit të 2Ton që është lansuar me videoklip.

Videoja muzikore u publikua në YouTube më 8 dhjetor dhe deri më tani është shikuar mbi 5.2 milionë herë.

Ndërkaq, edhe bashkëpunimi me Donjeta Morinën, “Sa gabime”, është pëlqyer shumë nga fansat e tyre.

Videoklipi muzikor i asaj kënge është shikuar më shumë se 11 milionë herë në shërbimin e popullarizuar të shpërndarjes së videove. /Telegrafi/