Reperi i njohur, 2Ton po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore.
Rreth dy javë më parë, reperi nga Ferizaj lansoi këngën e re “Telefon”, ndërsa tashmë ka nisur punën për një tjetër projekt.
Përmes disa postimeve në Instagram, reperi ka zbuluar një pjesë të këngës teksa thotë se do të publikohet se shpejti.
“Shihemi pas dy javësh, së shpejti”, ka shkruar 2Ton sipër postimeve në InstaStory.
Ndërkohë, kënga e fundit e Arton Avdylit (emri i plotë) “Telefon” tashmë ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
Ndërsa, krahas krijimeve të reja, reperi mbetet i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/