Telegrafi

2Ton paralajmëron duet me Don Phenom

Don Phenom dhe 2Ton (Foto: Instagram/2tonofficial)

2Ton ka bërë të ditur se do të vijë me një bashkëpunim me kolegun nga estrada, Don Phenom.

Reperi nga Ferizaj e ka bërë një postim në rrjetet sociale për t’i njoftuar fansat e tij lidhur me projektin e ri muzikor.

Kënga do të titullohet “Ciao” dhe do të vijë para dëgjuesve të tyre ditën e premte.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sa i përket Don Phenom, ai gjatë të mërkurës e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

“Ma e mira je” është titulli i këngës që ka ardhur si realizim nga LexCavana dhe CekicBeatz. /Telegrafi/