Telegrafi

2Ton lanson klipin e këngës “Rrethi jem”

2Ton (Foto: YouTube/2TONoffical)

“Rrethi jem” është titulli u këngës së re të 2Ton, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Si zakonisht, tekstin e ka shkruar vet ylli i muzikës hip-hop, i cili njëherësh e ka realizuar edhe muzikën.

Genc Avdyli është kujdesur për ‘beat-in’ e këngës së re të.

Për anën vizuale të këtij projekti janë angazhuar GrandMedia, XL Films dhe MetroMusic.

Bashkëpunimi me Donjeta Morinën ishte ndër projektet më të fundit të yllit nga Ferizaj.

Kënga “Sa gabime” u publikua në fillim të muajit nëntor dhe është pëlqyer shumë nga fansat.

Një muaj pas publikimit, videoklipi i asaj kënge numëron afro gjashtë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/