Reperi i popullarizuar, 2Ton, tash e disa ditë po qëndron në Zvicër për xhirimet e klipit të ri.
Meqë është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ai së fundmi përmes një imazhi i ka njoftuar fansat se po vjen me videoklip të ri.
“Gati”, ka shkruar ai krahas imazhit gjersa shfaqet pranë një biondeje dhe të një veture luksoze.
Përgjatë këtij viti, reperi ferizajas ka publikuar një seri projektesh e bashkëpunimesh. E fundit këngë që ka lansuar është “Drejt në Zemër” në duet me Alban Skenderajn.
Ky projekt i dyshes deri më tani ka grumbulluar mbi pesë milionë shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/