Hip hop ylli, 2Ton, është duke punuar në projekte të reja.
Reperi ka konfirmuar se ka shumë këngë gati dhe ka zbuluar bashkpuntorët e tij.
Në foto të publikuara në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ai do të vazhdojë të jetë një prej yjeve të angazhuara me muzikë.
Ai është parë me producentin Nurteel me të cilin ka realizuar disa këngë hite.
Rikthimi i tij në studio me Nurteelin konsiderohet si rikthim që do t’i sjell sukses të ri reperit.
“Shum këngë”, ka shkruar reperi në një postim në Instastory duke paralajmëruar projekte.
2Ton suksesin më të madh të këtij sezoni e pati këngën “Melisa”. /Telegrafi/