Telegrafi

2Ton dhe Boyat sjellin këngën e re “Wallahi Wallahi”

Reperi i njohur nga Ferizaj, 2Ton, ka prezantuar para publikut projektin e tij të ri muzikor.

“Wallahi Wallahi” mban titullin kjo këngë, gjersa ka bashkëpunuar me Boyat – duo shqiptare e përbërë nga dy vëllezërit Berat dhe Blerim Cimili.

Ky grup u formua në vitin 2016 dhe nënshkruan kontratë me Tasoi Records, e bashkë-themeluar nga reperi Mikael Gabriel dhe Universal Music Finland.

2 Ton dhe Boyat vijnë me këngën e re “Wallahi Wallahi” (Foto: YouTube)

Tekstin e këngës e kanë shkruar Tonic & Denk, Boyat dhe 2TON, kurse për muzikën dhe producimin është përkujdesur Boyat.

Gjithashtu, për miksimin dhe masterizimin është kujdesur grupi Boyat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoklipi i është besuar produksionit ‘Grandmedia’, ku artistët vijnë me një paraqitje mjaft atraktive.

Projekti tashmë gjendet në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga fansat e artistëve të njohur shqiptarë. /Telegrafi/