Rap-artisti i njohur shqiptar, 2po2, ka prezantuar ditën e sotme (e premte) një projekt të ri muzikor.
“Nëse unë vdes” mban titullin kënga, të cilën e ka lansuar pikërisht për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Teksti është shkruar nga vetë artisti me muzikë nga BO Beatz.
Për videon ndërkaq është përkujdesur produksioni i njohur, Imagine Films.
Këngën e plotë tashmë mund ta gjeni edhe në platformën YouTube, në kanalin e 2po2.
Besniku ndryshe ka paralajmëruar edhe albumin e fundit të tij, duke zbuluar se do të tërhiqet nga muzika.
2024 do të jetë viti që ai do të largohet nga karriera e tij shumëvjeçare. /Telegrafi/