Telegrafi

2po2: A ta gjuaj apo t’i rikthehem mikrofonit

Besnik Canollui- 2po2 (Foto: Instagram/besnik2po2)

Njëri nga rep-artistët më të vjetër në estradën shqiptare është  padyshim Besnik Canolli, i njohur ndryshe si 2po2.

Që nga viti 1997, reperi ka kontribuar në industrinë muzikore shqiptare, teksa ka vënë në skenë edhe shumë këngëtarë tashmë shumë të njohur.

Ani pse suksesi i tij ishte i padiskutueshëm, 2po2 që një kohë është larguar nga muzika duke mos sjellë projekte të reja.

Kohët e fundit, si duket krijuesi i hitit “Kom R N’dashni” do të rikthehet, pasi edhe ka pyetur fansat se çfarë vendimi duhet të marrë.

Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi interesante.

“A ta gjuaj mikrofonin, a t’i kthehem mikrofonit”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se kënga e tij e fundit “Alo” është lansuar tre vite më parë dhe që nga atëherë ka grumbulluar 8.2 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/